2007-04-13 17:42:32

Solidariteti i bashkësisë ndërkombëtare autoriteteve e popullsisë së Irakut pas atentatit në seli të Parlamentit të Baghdadit


(13.04.07 RV)Parlamenti i Irakut mbajti sot një seancë të jashtëzakonshme, për të dënuar sulmin e djeshëm brenda ndërtesës së parlamentit. Presidenti i parlamentit e ridimensionoi gjithsesi bilancin e atentatit, marrë përsipër sot nga një organizatë pranë Al Kaidës. Është vrarë një deputet, e jo tetë siç u tha fillimisht, e janë plagosur 23 persona. Policia ka arrestuar tre punonjës të kafeterisë së parlamentit, të cilët dyshohen për bashkëpunim në atentat. Parlamenti gjendet në të ashtuquajturën Zonë e Gjelbërt, e njohur për shkallën e lartë të sigurisë.







All the contents on this site are copyrighted ©.