2007-04-13 19:21:43

Papa: At Lombardi, libri i tij i shumëpritur është i rëndësishëm dhe i bukur


(13.04.07 RV)“Është një festë, sepse i urojmë mirëseardhjen një libri të shumëpritur, të rëndësishëm, shumë të bukur”. Me këto fjalë, at Federiko Lombardi, drejtor i Sallës së Shtypit të Vatikanit, hapi konferencën e shtypit për paraqitjen e librit të ri të Papës Benedikti XVI, “Jezusi i Nazaretit”, i botuar në Itali nga Ricoli. “Nuk është ndonjë gjë e re fakti që po paraqitet një libër i Papës”, shpjegoi at Lombardi duke kujtuar librat e ndryshëm të publikuar nga Gjon Pali II gjatë papnisë së tij. “Risia qëndron në llojin, natyrën e këtij libri” shtoi ai. Është libri i një teologu, shkruar nga Papa, që është një teolog i madh.
Në fakt, “Jezusi i Nazaretit” nuk paraqitet si një dokument i magjisterit papnor, por si një vepër e teologut Jozef Racinger, fryt i një jete të tërë studimesh e reflektimesh, propozuar me përvujtëri e liri të madhe. Kjo është, tha në përfundim drejtori i Sallës së Shtypit dhe i Radio Vatikanit, origjinaliteti dhe risia e situatës së krijuar sot, që krijon kuriozitet dhe stimulon reflektimin.







All the contents on this site are copyrighted ©.