2007-04-13 17:40:41

Më të lehta procedurat e vizave për shqiptarët.


(13.04.07 RV)Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina dhe Mali i Zi nënshkruan sot në Zagreb Marrëveshjen për lehtësimin e regjimit të vizave,  me Komisionin Evropian.
Lehtësimi i regjimit të vizave, favorizon disa kategori të caktuara si, gazetarë, afaristë, studentë, studiues etj. Nënshkrimi u bë në kuadrin e Takimit rajonal të ministrave të Drejtësisë dhe të Punëve të Brendshme të shteteve anëtare të Procesit për Bashkëpunim në Evropën Juglindore. Marrëveshja është parlajmëruar një vit më parë.








All the contents on this site are copyrighted ©.