2007-04-12 17:26:42

Serbia reagon ndaj fjalëve të ambasadorit gjerman.


(12.04.07 RV)Komentet e ambasadorit të Gjermanisë në Serbi, Andreas Zobel e detyrojnë qeverinë e Beogradit të mbajë qëndrim zyrtarisht. Sot autoritetet serbe kanë vendosur të hartojnë një notë zyrtare proteste për idetë e hedhura nga ambasadori gjatë mbledhjes së Forumit për marrëdhënie ndërkombëtare të lëvizjes evropiane në Serbi, ku ai e këshilloi vendin të pranojë planin e Ahtisarit për Kosovën. Gjithashtu, Zobel theksoi se nëse Beogradi insiston që Kosova të mbetet pjesë e Serbisë, kjo do të çojë në destabilizimin e vetë Serbisë, pasi në atë rast mund të hapej problemi i Vojvodinës dhe i Sanxhakut. Pikërisht ky paralelizëm i është dukur i papranueshëm politikanëve serbë, të cilët e kanë akuzuar ambasadorin gjerman se ka pasur qëllim të ravijëzojë kufij të rinj në Ballkan. Natyrisht, s’ka pasur asnjë vlerë për ta, nota sqaruese a ambasadës, ku thuhet se Zobel nuk ka ndonjë qëllim të tillë.







All the contents on this site are copyrighted ©.