2007-04-12 17:26:54

Popullariteti i UNMIK-ut më i ulti i dy viteve të fundit


(12.04.07 RV)Popullariteti i Misionit të UNMIK-ut në Kosovë ka arritur në nivelin më të ulët, të paktën krahasuar me dy vitet e fundit. Sipas një sondazhi të PNUD-it (Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara), UNMIK-u është institucioni më pak i besueshëm në vend. Si shqiptarët, ashtu edhe serbët e Kosovës e fajësojnë për shkak të stanjacionit ekonomik e politik, në të cilin e ka lënë vendin. 50% e popullsisë është pa punë dhe rreth 30% e kosovarëve jetojnë me më pak se 1 euro e gjysëm në ditë. Shifrat e raportit, që u bë i njohur sot, janë mjaft afër 23 përqindëshit të konsensusit që kishte UNMIK-u në mars 2004, në periudhën e njohur si “trazirat e marsit” në Kosovë, me ndeshje me armë ndërmjet serbëve e shqiptarëve. Përsa i përket serbëve të Kosovës, sondazhi i PNUD-it vë në dukje se 10% e tyre do të largohen nga vendi, nëse ai shpallet i pavarur, ndërsa 30% janë të pavendosur.







All the contents on this site are copyrighted ©.