2007-04-12 17:32:45

Lidhja ndërmjet Biblës e moralit – në qendër të plenares së Komisionit Papnor Biblik.


(12.04.2007 RV)Komisioni Papnor Biblik do të mblidhet në Vatikan për asamblenë e vet plenare më 16 deri më 20 prill. Gjatë takimit do të përfundohet thellimi i studimit me temë “Lidhja ndërmjet Biblës dhe moralit”. Mbledhjen plenare do ta kryesojë kardinali Uiljam Levada, prefekt i Kongregatës për Doktrinën e Fesë dhe kryetar i Komisionit.Kujtojmë se organizmi papnor, themeluar nga Leoni XIII në vitin 1902, ka tri detyra kryesore: të nxisë studimin e Biblës nga katolikët, t’u kundërvihet me mjete shkencore opinioneve të gabuara në lëndën e Shkrimit Shenjt dhe të studiojë e të ndriçojë çështjet e diskutuara dhe problemet urgjente në fushën biblike.







All the contents on this site are copyrighted ©.