2007-04-12 17:26:30

Krizë e re Vatikan-Izrael mbi Papën Piu XII


(12.04.07 RV)Një krizë e re ndërmjet Vatikanit dhe Izraelit ka filluar gjatë dittë fundit. Kësaj here problemi qëndron në rolin e Papës Piu XII gjatë shfarosjes së hebrenjve në vitet e nazizmit. Imazhi i Papës është vendosur në muzeumin e Holokaustit në Jeruzalem, ndërmjet personaliteteve që kanë pasur një rol të dyshimtë gjatë persekutimit të hebrenjeve në Luftën II Botërore. Për këtë arësye, delegati apostolik për Jeruzalemin dhe Palestinën, mons. Antonio Franko nuk do të marrë pjesë në ceremoninë vjetore, që do të mbahet javën e ardhshme në muzeum, për të kujtuar pikërisht Shoahun. Mons. Franko u ka shkruar një letër autoriteteve të muzeumit, përgjigjia e së cilës publikohet sot në gazetat izraelite. “Nuk mund të ndryshohet e vërteta historike – shkruajnë ato – duke harruar se fakteve u është dhënë një interpretim i gabuar. Dokumentat e gjetura mbi Papën Piu XII nxjerrin në pah një të vërtetë tjetër historike.







All the contents on this site are copyrighted ©.