2007-04-08 19:08:56

Shenjtorët e Javës sipas Kalendarit kishtar.


(08.04.2007 RV)Sot Kisha katolike kremtoi të Dielën e Pashkëve të Ngjalljes.
Nesër do të kremtojë të Hënën e Engjëllit në Tetëditshen e Pashkëve. Do të kremtohet edhe Shën Libori, ipeshkëv i Le Mans.
Në të Martën e Tetëditshes së Pashkëve do të përkujtohet edhe Shën Madalena e Kanosës, virgjër, themeluese e bijve e bijave të dashurisë.
Të Mërkurën e Tetëditshes së Pashkëve Kisha do të përkujtojë Shën Stanislaun, ipeshkëv i Krakovisë e martir dhe Shën Gjema Galganin, virgjër terciare pasioniste.
Të Enjten e Tetëditshes së Pashkëve do të kremtohen edhe Shën Juli I papë, shën Zenoni, ipeshkëv i Veronës dhe Shën Jozef Moskati, mjek nga Napoli.
Të Premten e Tetëditshes së Pashkëve është edhe festa e Shën Martinit, papë e martir. Të Shtunën e Tetëditshes së Pashkëve do të përkujtohen Shenjtorët Tiburci, Valeriani e Maksimi, martirë.







All the contents on this site are copyrighted ©.