2007-04-07 15:49:08

Udha e Kryqit në Koloseo, kryesuar nga Benedikti XVI.


(06.04.2007 RV)Sot pasdite, në orën 17. 00, Benedikti XVI kryesoi, në Bazilikën e Shën Pjetrit, Liturgjinë e të Premtes së Madhe të Pashkëve: liturgjine e Fjalës, adhurimin e Kryqit dhe ritin e kungimit.
Në orën 21.15, në sa ne përfundojmë programin tonë të së Premtes së Madhe, në Koloseo fillon rikujtimi i Mundimeve të Zotit, Udha e Kryqit, pamjet e së cilës përshkojnë rrugët e Planetit përmes Mondovizionit. Në përfundim të kremtimit, Benedikti XVI do t’u drejtojë fjalën besimtarëve të mbarë botës e do t’u japë të gjithëve bekimin e tij apostolik. Meditimet, përgatitur nga imzot Gjanfranko Ravazi, meshtar i dioqezës së Milanos, specialist biblist e hebraist dhe prefekt i Bibliotekë-Pinakotekës Ambroziane (themeluar nga kardinali Federiko Borromeo në vitin 1607), lexohen nga dy aktorë: Kiara Muti e Alesio Boni.
Papa Benedikti XVI mban kryqin në Stacionin e parë dhe të fundit të Udhës së Kryqit. Gjatë etapave e stacioneve të tjera do ta ndihmojnë të rinj, përfaqësues të katolicizmit nga e gjithë bota, ndërsa në Stacionin e dytë, kryqi mbahet nga kardinali Kamilo Ruini, vikar i Atit të Shenjtë për dioqezën e Romës.







All the contents on this site are copyrighted ©.