2007-04-07 15:42:45

Në Mundimet e Krishtit shikojmë gjithë të vuajturit – tha Papa në Udhën e Kryqit.


(07.04.2007 RV)Duke ndjekur Jezusin në Udhën e Mundimeve të Tij, shohim jo vetëm Mundimet e Zotit, por edhe të gjithë njerëzit e vuajtur të botës e ky është edhe ndjeti kryesor i lutjes të Udhës së Kryqit: t’i hapë zemrat tona e të na ndihmojë të shikojmë me zemër.
Etërit e Kishës e konsideronin si mëkatin më të madh të botës pagane pandjeshmërinë, zemërgurësinë e u pëlqente shumë profecia e Ezekielit profet: “Do ta nxjerr nga kraharori juaj zemrën e gurtë e do t’ju jap një zemër mishi, një zemër që i ndjen mundimet e vuajtjet e të tjerëve”.
Zoti ynë nuk është Zot i largët, i paprekshëm në lumninë e tij: Zoti ynë ka zemër. Madje zemër mishi. U mishërua pikërisht për të vuajtur së bashku me ne e për të qenë pranë nesh në vuajtjet tona. U bë njeri, që të na jepte një zemër mishi e që të ngjallte në zemrat tona dashurinë për njerëzit e vuajtur, për nevojtarët. T’i lutemi në këtë orë Zotit për të gjithë njerëzit e vuajtur të botës. T’i lutemi Zotit të na japë vërtetë një zemër mishi, të na bëjë lajmëtarë të dashurisë së Tij jo vetëm me fjalë, por me gjithë jetën tonë!







All the contents on this site are copyrighted ©.