2007-04-07 14:47:29

E Shtunja e Madhe e Pashkëve ditë e varrimit, e heshtjes dhe kundrimit.


(07.04.07 RV)RealAudioMP3 E Shtunja e Madhe e Pashkëve është dita e varrimit dhe e heshtjes. Mirëpo në barkun e tokës ruhet e rritet porsi fara, fidanishtja e jetës së re.
Në këtë natë të shenjtënueshme, në të cilën Jezu Krishti, Zoti ynë kaloj nga vdekja në jetë, Kisha, e përhapur kudo në botë, i thërret bijtë e vet të rrijnë zgjuar në uratë.
Në këtë Natë të shenjtueshme, e rijetojmë Pashkën e Zotit përmes dëgjimit të Fjalës Hyjnore dhe pjesëmarrjes në Sakramente;
Krishti i ngjallur do ta përforcojë në ne shpresën e pjesëmarrjes tonë në fitoren e tij mbi vdekjen e të jetojmë me të në Zotin Atë.
Kremtimi i Natës së Ngjalljes së Jezu Krishtit është zemra e thelbi i krishtenimit, këndej qendra e kulmi i tërë vitit liturgjik kishtar.
Besimtarët e krishterë, në këtë Natë të Shenjtueshme, janë në pritje të kumtimit të Lajmit të Mirë të Ngjalljes së Shpëtimtarit të botës, Jezu Krishtit. E liturgjia e Vigjiljes së Pashkëve rregullohet në disa pjesë, rite e simbole, që do t’i përshkojmë e përshkruajmë shkurtimisht në këtë emision kushtuar Natës së Pashkëve, e cila është quajtur e konsideruar me të drejtë si “Nëna e të gjitha netëve të lutjes”. Ketu mund te degjoni programin e te shtunes se PashkeveRealAudioMP3
 







All the contents on this site are copyrighted ©.