2007-04-07 15:42:23

E Diela e Pashkëve: Benedikti XVI kryeson Meshën e më pas i përcjell njerëzimit Mesazhin ‘Urbi et Orbi’.


(07.04.2007 RV)Nesër, e Diela e Pashkëve, Kisha është në festë: kremton Ngjalljen e Zotit. Benedikti XVI do të kryesojë Meshën solemne në tremen e Bazilikës e Vatikanit, duke nisur nga ora 10. 30. Në orën 12. 00, nga lozha do t’i drejtojë Mesazhin e paqes mbarë njerëzimit e do të japë bekimin Urbi et Orbi.
108 televizione nga 67 vende e botës do të lidhen me satelit për të transmetuar Meshën e solemnitetit dhe mesazhin ‘Urbi et Orbi’, ‘Romës dhe Botës’ të Benediktit XVI.







All the contents on this site are copyrighted ©.