(05.04.07 RV)Është e Enjtja e
Madhe, o Zot, e ti më vë përpara bukën e verën që unë të ha e të pi e
të marr pjesë kështu në jetën tënde të ndërprerë, ofruar për shpëtimin e botës.
Asgjë
më shumë se ajo bukë nuk mund të flasë për Ty, për gjithçka ke dhuruar: fjalët,
gjestet, energjitë e kohën, dashurinë dhe mëshirën tënde.
Asgjë më shumë
se ajo verë s’më kujton se ke derdhur gjakun për ne në kryq si një përrua
që rigjallëron njerëzimin mbarë dhe tokën shndërron.
Është e Enjtja e
Madhe, o Zot E ti më vë përpara Mjetet e shërbimit: ibrikun dhe legenin përparësen
dhe peshqirin. Asgjë më shumë se këto objekte, të thjeshta e të përvuajtura, s’më
kujtojnë detyrën që ti i dorëzon çdo dishepulli. Ti nuk i ofron lavdi, pushtet,
famë, privilegje. Ti u përule aq sa u bëre shërbëtor i të gjithëve. Kush
të do me të vërtetë pranon të ndjekë shembullin tënd, të përulet para vëllezërve në
detyrat më të përvuajtura.