2007-04-04 17:59:22

Papa emëron kardinalin Bertone Kamerleng të Selisë së Shenjtë.


(04.04.2007 RV)Papa Benedikti XVI, në përkim me Kushtetutën Apostolike Universi Dominici Gregis pranoi kërkesën e kardinalit Eduardo Martinez Somalo për t’u larguar nga zyra e Kamerlengut të Kishës Shenjte Romake, duke emëruar në vend të tij, kardinalin Tarçizio Bertone, sekretar i Shtetit të Vatikanit. Kujtojmë se Kardinali Kamerleng kryen dy detyra kryesore: në radhë të parë administron pasuritë e Kishës kur papa është në shtegtim ose kur mungon, ndërsa kur vdes papa, drejton Selinë e Shenjtë në atë që quhet Seli vakante.







All the contents on this site are copyrighted ©.