2007-04-03 16:48:08

Patriku ortodoks i Beogradit i kërkon Rusisë veton për Kosovën.


(03.04.07 RV)Në mesazhin e tij për Pashkët ortodokse, Patriku i Beogradit, Pavle i bën thirrje Rusisë për të vendosur veton kundër planit të Ahtisarit për Kosovën, në Këshillin e Sigurimit. Mesazhi për Ringjalljen e Krishtit, çuditërisht i qendërzuar nga çështja e Kosovës, është lexuar sot në të gjitha kishat ortodokse të Serbisë. Mundimet e Krishtit e Kalvari i së Premtes së Madhe krahasohen me atë që Patriku quan “kalvari i serbëve” jo vetëm në Kosovë, por edhe në shtetet e tjera të ndara nga Serbia, si në Kroaci, Bosnjë dhe Mal të Zi.








All the contents on this site are copyrighted ©.