2007-04-03 16:49:50

Lajme nga bota


(03.04.07 RV)Kriza politike në Ukrainë është thelluar pas vendimit të presidentit Jushçenko për shpërndarjen e parlamentit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Parlamenti, ku shumica ishin përkrahës të kryeministrit Viktor Janukoviç kundërshtoi vendimin e presidentit duke miratuar masat, që bllokojnë financimin e zgjedhjeve të parashikuara për 27 maj.


Duket se po merr drejtim pozitiv kriza ndërmjet Britanisë së Madhe dhe Iranit. Teherani dhe Londra filluan bisedimet rreth 15 ushtarëve britanikë të arrestuar nga forcat iraniane në Gjirin Persik. Kriza duhet të zgjidhet pa proces gjyqësor, me rrugë diplomatike.







All the contents on this site are copyrighted ©.