2007-04-03 16:46:09

Këshilli i Sigurimit dëgjon Ahtisarin mbi Kosovën.


(03.04.07 RV)Këshilli i Sigurimit i OKB-së diskuton sot rreth propozimit të të dërguarit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën, Marti Ahtisari. Kryeministri i Kosovës, Agim Çeku sqaroi sot se ish-presidenti finlandez i shpjegon Këshillit të Sigurimit se përse ka vendosur që Kosova të ketë statusin e pavarësisë së mbikqyrur. “Unë pres - tha ai – që anëtarët ta kuptojnë dhe të punojnë shpejt për miratimin e rezolutës, me bazë planin e Ahtisarit”.
Ndërkaq, në Kosovë, pavarësisht nga paralajmërimi i djeshëm i sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jap de Hop Skefer se Aleanca nuk do të lejojë trazira në vend, gjatë natës një bombë Molotov është hedhur kundër një makine të KFOR-it. Ngjarja ka ndodhur në Zubin Potok.








All the contents on this site are copyrighted ©.