2007-04-01 16:43:26

Izraeli izolon Çisjordaninë dhe Gazën për Pashkët hebraike. Besimtarëve u lejohet kalimi gjatë kremtimeve të Pashkëve të krishtera.


(01.04.2007 RV)Në sa në Romë ndjehet fort atmosfera e kremtimit të Pashkëve, në Lindjen e Mesme, ku u kryqëzua e u ngjall Krishti, ushtria izraelite ka rrethuar Territoret palestineze në Çisjordani dhe në Gazë. Rrethimi do të vijojë gjatë gjithë periudhës së Pashkëve hebraike, që do të përfundojë më 9 prillin e ardhshëm. Në një komunikatë të publikuar me këtë rast, saktësohet se besimtarëve të krishterë dhe njerëzve të Kishës do t’u lejohet kalimi gjatë gjithë kremtimeve të Pashkëve të krishtera. E ndërsa bashkësia ndërkombëtare vijon të kërkojë rrugëzgjidhje për ta bërë paqen realitet në rrethana kaq të vështira, Kisha katolike lutet që Pashkët të ndikojnë për fuqizimin e dialogut ndërmjet të gjitha realiteteve të pranishme në Tokën e Jezusit.







All the contents on this site are copyrighted ©.