2007-03-31 18:18:18

E Diela e Larit: meditim.


(31.03.2007 RV)Ngjitu në Jeruzalem, Jezus,
shaluar mbi gomar, rrethuar nga shtegtarët.
Ngjitu në Qytetin Shenjt
ku të presin mundimet e vdekja,
pse dashurinë që ti ke për ne
s’ka forcë në botë ta ndalojë!
S’mund ta ndalojë as dhuna
e as poshtërsia njerëzore.
Shtegtimi yt cak tjetër s’ka:
mbaron këtu!
Në këtë vend do të bësh dëshmi
duke dhuruar jetën.
Ti e di mirë ç’të pret:
Tmerri e terri e dhimbja,
tradhtia e braktisja.
Të pret kodrina e Kalvarit,
kryqi të pret e gozhdat janë gati.
Përpara të gjithëve ti do të lartohesh,
mbi kryqin e lagur me djersë e me gjak…
pas pak…
Po tash për tash njerzia që të njohu,
që të pa e të dëgjoi e mbrapa po të ndjek
të shpreh veç entuziazëm.
E bën këtë me gjestet e të varfërve
të cilët, të çuditur, njohin Dikë,
dikë që i do, dikë që i mbron,
dikë që i rrethon me kujdes,
që i shikon me mëshirë.
E e bën me fjalë në të cilat
zëri i profetëve jehon
thellësive të kohës.
E ti e ndjen si përmbushet
premtimi i bërë ç’prej kahmot.
Ata brohorasin!
Si mund t’i bësh të heshtin?
Për këtë ke ardhur,
Që të dhurosh jetën
për jetën,
për tapër shëlbimin e botës.







All the contents on this site are copyrighted ©.