2007-03-30 18:22:51

BE: selia e Tiranës rrethuar nga amianti.


(30.03.07 RV)Selia e Delegacionit evropian në Tiranë, në qendër të hetimeve për korrupsion nga prokuroria belge, është e rrethuar me skorie çimentoje e amianti, material që vetë Bashkimi Evropian e ka nxjerrë të jashtëligjshëm prej vitesh, duke e konsideruar shumë kanceroz. Ndërtesa është ngritur në vitet 2004-2005 nga firma italo-shqiptare “Europa Building shpk” mbi bazën e një marrëveshjeje të arritur nga funksionari Italian i Komisionit Evropian, që tani ndodhet në burg në Bruksel sëbashku me dy të tjerë. Normativa evropiane kërkon që për ndërtime të tilla të bëhet më parë tenderi dhe studimi i impaktit ambiental. Njëkohësisht në zonën e Laprakës ku ndodhet godina, ndotja e ambientit është i nivelit më të lartë në të gjithë Tiranën.







All the contents on this site are copyrighted ©.