2007-03-29 19:14:23

Shorti përcakton fituesit e zgjedhjeve në Shqipëri?


(29.03.07 RV)Ndodh në Shqipëri. Ndodh që pas 40 ditë mosmarrëveshjesh se kush fitoi zgjedhjet lokale në njësinë numër 10 të Tiranës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të mblidhet për të parë se si mund të dalë nga situata, dhe pas shumë diskutimesh të vendosë… të vendosë që prej dy kandidatëve, Mira Veizi e Partisë Socialiste dhe Gerti Bogdani i Partisë Demokratike, të fitojë ai që do të ketë fatin të kapë topin plastik ku është shkruar “Fitues”.
Lajmi konsiderohet i denjë për agjensitë e huaja, të cilat me një seri pikëpyetjesh çuditen se si fati i votave të zgjedhësve në një sistem demokratik vendoset me short. Çudi, por s’është për t’u çuditur! Ndodh në Shqipëri!!! Mira Veizi nuk e ka pranuar rezultatin e shortit, që e ka nxjerrë fitimtare dhe do t’i drejtohet gjyqit, por për agjensitë e huaja kjo është thjesht një sjellje që lind nga fryma e dyshimit përcjellë në socialisten e ditëve tona nga koha e diktaturës komuniste dhe jo nga ndonjë mendim fisnik për të mos pranuar atë që ndoshta s’i takon.








All the contents on this site are copyrighted ©.