2007-03-29 18:58:26

Mbi kremtimin e sotëm të Papës, reflektim i kryeipeshkvit, Angjelo Komastri.


(29.03.2007 RV)Imzot Komastri, kryeprift i Bazilikës së Shën Pjetrit e Vikar i Papës për Vatikanin, flet për këtë nismë të Papës në mikrofonin e Radios sonë:RealAudioMP3
Përgjigje : - Është nismë që e pati marrë edhe Gjon Pali II dhe që i përgjigjet impenjimit pedagogjik të Papës. Shenjtëria e Tij na mëson me çdo gjest ; me çdo gjest na edukon, e sot ndjehet fuqimisht nevoja e riedukimit të të gjithëve për ta rizbuluar dhuratën e madhe të Sakramentit të pendesës, të pajtimit me Zotin. Dëshiroj të nënvizoj se Sakramenti i pajtimi është dhuratë Pashkësh, sepse pikërisht ditën e Pashkëve Jezusi u tha Apostujve : «Shkoni në mbarë botën ; atyre që jua falni mëkatet, u falen » ; sepse s’ka gjë më të bukur sesa të falësh e të falesh. Sikur ta kuptonim se falja është ilaçi i vërtetë që shëron plagët e ankthet e shpirtit njerëzor, do të rendnim drejt rrëfyestoreve e do të gjunjëzoheshim aty me gëzim të pakufishëm.
Pyetje : - Të rinjtë sot rrëfehen pak e aspak. Pse, imzot ?
Përgjigje : - Sepse nuk e kanë kuptuar Sakramentin e rrëfimit. E edhe pse nganjëherë ne, meshtarët, bëjmë pak për t’i tërhequr në rrëfyestore, por unë jam i bindur se ne, meshtarët, e Kisha vetë përmes meshtarëve, ka në dorë një margaritar të çmuar, një bombë dashurie : duhet t’ia heqim kapsollën kësaj bombe, që nga Sakramenti i rrëfimit të shpëthejë shumë shenjtëri, e prej këndej, shumë lumturi.
Pyetje : - Dëshirojmë të dimë sa herë duhet të rrëfehemi e pse ?Përgjigje : - Është e qartë se nevoja e rrëfimit lidhet me mëkatin e rëndë që mund të jetë bërë. Sigurisht që pas një mëkati të rëndë, rrëfimi është i domosdoshëm, nuk mund të hiqet dorë prej tij, sepse është sakramenti që shëron, që të vë në paqe me Zotin. Por rrëfimi është i nevojshëm edhe kur nuk ke rënë në mëkat të rëndë sepse përqafimi me Zotin lë gjithnjë shenja të dukshme. Kur kërkojmë falje, rritet zelli e pasi gjunjëzohemi, sigurisht ngrihemi si të ringjallur, me ndjesinë se Zoti na ka falur. Prandaj do të ishte e këshillueshme që i krishteri të rrëfehej çdo pesëmbëdhjetë ditë ose, së paku, një herë në muaj.







All the contents on this site are copyrighted ©.