2007-03-29 19:17:27

Izraeli ka hedhur poshtë paqen e ofruar nga Lidhja Arabe.


(29.03.07 RV)Izraeli e ka hedhur poshtë iniciativën e paqes, në formën që u paraqit dje në Riad, gjatë mbledhjes së Lidhjes Arabe. Zv.kryeministri izraelit, Shimon Peres nënvizoi se janë të nevojshme negociata të mëtejshme.
Plani i paqes i Lidhjes Arabe është ai saudit i vitit 2002, që parashikon zgjidhjen e çështjes palestineze në katër etapa: njohjen e Izraelit nga ana e botës arabe, tërheqjen e izraelitëve nga territoret e pushtuara gjatë luftës së vitit 1967, krijimin e një shteti palestinez me kryeqytet Jeruzalemin Lindor dhe kthimin e refugjatëve palestinezë në Izrael.







All the contents on this site are copyrighted ©.