2007-03-28 19:53:02

Papa neser ne Baziliken e Vatikanit kryeson Rrefimet e Pashkeve per te rinjet e dioqezit te Romes


(28.08.07 RV) Nesër pasdite në ora 18.00 në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, Papa Benedikti XVI do të kryesojë kremtimin pendestar me të rinjtë e dioqezit të Romës në përgatitje të Pashkëve e të Ditës Botërore të Rinisë, e cila do të kremtohet në nivelin dioqezan më 1 prillin e ardhshëm, të Dielën e Larit. Gjatë ritit të rrëfimit apo pajtimit me Zotin, Papa do t’i rrëfejë disa të rinj. Rreth 200 meshtarë të tjerë do të jenë të panishëm në Bazilikën e Vatikanit të gatshëm për rrëfime të të rinjve. Thirrjen për të marrë pjesë në Sakramentin e Pajtimit me Zotin me rastin e Pashkëve, e bëri personalisht Papa të dielën e kaluar gjatë Lutjes së Engjëllit të Tenzot duke kujtuar se “ Rrëfimi është një ‘takim i vërtetë me dashurinë e Zotit, për të cilën çdo njeri ka nevojë për të jetuar në gëzim e paqe”.







All the contents on this site are copyrighted ©.