2007-03-27 17:22:56

Serbia: më mirë ndarje se pavarësi e mbikqyrur për Kosovën. Reagimet e Prishtinës.


(27.03.07 RV)Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Mun ka deklaruar se e mbështet plotësisht planin e Ahtisarit për Kosovën, menjëherë pas dorëzimit të tij në Këshillin e Sigurimit. Nga ana e tyre, serbët kanë ripohuar qëndrimin e njohur. Në një intervistë për agjensinë e lajmeve TANJUG, kryeministri Vojisllav Koshtunica përsëriti se Beogradi nuk është dakord me propozimet e bëra për statusin e Kosovës. Theksoi se serbët e mbajnë shpresën tek Rusia dhe kërkoi rifillimin e negociatave me shqiptarët e Kosovës, me ndërmjetësimin e një eksponenti të ri të bashkësisë ndërkombëtare, që duhet të zëvendësojë Ahtisarin. Sot, gazeta e mirënjohur e Beogradit “Blic” shkruan: “Ka më shumë mundësi që Serbia të pranojë ndarjen më dysh të Kosovës sesa pavarësinë e mbikqyrur të saj”. Të dëgjojmë komentet dhe reagimet e kosovarëve në informacionin e Rabije Ibrajt nga Prishtina…RealAudioMP3








All the contents on this site are copyrighted ©.