2007-03-27 17:27:06

Rëndohet kriza Iran-Britani e Madhe për 15 marinarët britanikë të arrestuar.


(27.03.07 RV)Është gjithnjë e më e rëndë kriza ndërmjet Iranit dhe Britanisë së Madhe për shkak të arrestimit të 15 marinarëve britanikë nga autoritetet e Teheranit. Ata akuzohen për shkelje të ujrave territoriale. Siç sqaroi kryeministri britanik, Toni Bler, aktualisht janë duke u bërë përpjekje diplomatike për lirimin e tyre, por nëse ato nuk kanë sukses, do të merret parasysh një fazë e re. Bler nuk specifikoi se cilat mund të jenë detajet e kësaj faze. Nga ana tjetër, Ministria e Jashtme e Bagdadit ka konfirmuar tezën e Londrës, sipas së cilës, ushtarët janë kapur në ujrat irakiane.








All the contents on this site are copyrighted ©.