2007-03-26 18:09:20

Të shumta nismat e Kishave në mbarë botën për kremtimin e 40-vjetorit të Enciklikës “Populorum progressio”.


(26.03.2007 RV)Në mbarë botën Kisha po mobilizohet për të kremtuar 40-vjetorin e një enciklike që sot mund të quhet profetike: “Populorum Progressio”, shpallur nga Pali VI më 26 mars 1967, që prek tre fenomene tepër të rëndësishme shoqërore për kohën kur u shkrua e edhe për kohën tonë: dekolonizimin, fenomen aktual i asokohshëm, pabarazitë ndërmjet Veriut e Jugut të botës në plan ekonomik, tepër aktuale edhe për sot së bashku me problemin e ushtrimit të drejtësisë ndërkombëtare në kornizën gjeopolitike të karakterizuar nga tensionet ndërmjet Veriut e Jugut, dhe së treti, procesin e kryesuar posaçërisht nga organizmat e Kombeve të Bashkuara për fillimin e një faze të re të bashkëpunimit ndërkombëtar për të sheshuar, të pakëtn pjesërisht, hendekun dramatik ndërmjet Veriut e Jugut të botës. Edhe Kisha katolike në Shqipëri është përfshirë në mobilizimin e përgjithshëm të Kishës universale. Në kryedioqezën Shkodër-Pult Enciklika“Populorum Progressio”, është përkthyer, lexuar e vënë në qëndër të vëmendjes në një sërë konferencash, lidhur ngusht me problemet më të mprehta të vendit.







All the contents on this site are copyrighted ©.