2007-03-26 18:11:59

Rama i shkruan Berishës: reforma zgjedhore me konsensus.


(26.03.07 RV)Për një çështje të rëndësishme si reforma zgjedhore, edhe Shqipëria kërkon konsensus. Ligji që duhet të përcaktojë formën e ardhshme të qeverisjes e mënyrën e zgjedhjes së përfaqësuesve të popullit duhet të miratohet nga pozita dhe opozita, pikërisht për të evituar mohimin e tij, sapo pushteti të kalojë në duart e palës tjetër. Sot, kreu i opozitës shqiptare, socialisti Edi Rama i ka shkruar një letër kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha për ngritjen e një tryeze të përbashkët, ku të diskutohet reforma zgjedhore dhe krijimi i infrastrukturës që e mbështet atë. Shpresojmë që iniciativa të mos përdoret politikisht për të lavdëruar apo diskredituar ndokënd.







All the contents on this site are copyrighted ©.