2007-03-26 18:14:09

Marrëveshje historike ndërmjet protestantëve dhe katolikëve në Irlandën e Veriut.


(26.03.07 RV)Krerët e mbledhur sot në Belfast u morën vesh për formimin e një qeverie autonome, e cila do të fillojë funksionimin më 8 maj. Pas 40 vjetësh konflikti në Ulster – takimi pa precedent ndërmjet liderit protestant, Paizli dhe atij katolik, Adams, që solli qeverinë, pa të cilën parlamenti i sapozgjedhur do të ishte shpërndarë, duke e lënë Irlandën sërish nën administrimin e Londrës për një periudhë të pacaktuar. “Sot është një ditë e rëndësishme” komentoi kryeministri britanik Toni Bler.








All the contents on this site are copyrighted ©.