2007-03-24 16:17:32

Kardinali Bertone: objektivi qëndror i papnisë së Benediktit XVI është të rifitojë identitetin e krishterë në vërtetësinë e tij.


(25.03.2007 RV)“Objektivi qendror i magjisterit dhe i ministerit të Papës Benedikti XVI është të rifitojë identitetin e vërtetë të krishterë dhe ta shpjegojë e ta përforcojë fenë në rrethanat e shekullarizmit të përhapur”. Këtë e theksoi të martën e kaluar kardinali Tarçizio Bertone, sekretar i Shtetit të Vatikanit, gjatë një takimi të organizuar nga Shoqata ‘Etikë e Financë’ në Milano. Për Benediktin XVI - shpjegoi kardinali Bertone – relativizmi është bërë problem themelor i fesë në ditët tona. E kjo sepse sot relativizmi paraqitet si bazë filozofike e demokracisë dhe pretendon se e njeh mirë rrugën e drejtë. Në këto rrethana Benedikti XVI është bërë kumtues i pasionuar i së vërtetës, që është Krishti, Shëlbuesi i vetëm universal e, për këtë arsye, i duhet kumtuar mbarë popujve. Jezusi nuk mund të relativizohet si njëri ndër gjenitë e shumtë fetar, prandaj Papa e mbron me forcë jetën, ndërsa dënon luftën, dhunën, manipulimet gjenetike dhe eutanazinë.







All the contents on this site are copyrighted ©.