2007-03-22 17:17:26

Sot Benedikti XVI priti grupin e parë të ipeshkvijve sardë.


(22.03.2007 RV)Sot Papa priti grupin e parë të prelatëve të Konferencës ipeshkvnore të zonës së Sardenjës, në vizitë ad Limina, kryesuar nga imzot Gjuzepe Mani, kryeipeshkëv i Kaljarit e kryetar i Konferencës të ipeshkvijve sardë. Kujtojmë se Sardenja ka rreth 1 milion e 700 mijë banorë, për të cilët kujdesen dhjetë dioqeza me 1160 meshtarë shekullarë e rregulltarë. Kisha sarde është shumë e lidhur me njerëzit e me problemet e tyre, sidomos sot kur ishulli kalon një periudhë krize ekonomike.







All the contents on this site are copyrighted ©.