2007-03-22 18:29:50

Një zyrtar i OKB-së për emrin e Maqedonisë.


(22.03.07 RV)OKB-ja ka vendosur të ndërhyjë në zgjidhjen e çështjes së emrit të Maqedonisë, duke caktuar një zyrtar, i cili do të ndihmojë qeveritë e Athinës dhe Shkupit për t’ dhënë fund kësaj çështjeje. OKB-ja duhet të bëjë një propozim të ri mbi emrin e Maqedonisë deri në fund të vitit e do të jetë Lin Pasko, nënsekretari i përgjithshëm i OKB-së për Çështjet Politike, ai që do të arrijë një marrëveshje ndërmjet palëve. “Maqedoni” është dhe emri i një rajoni në veri të Greqisë dhe Athina argumenton se përdorimi i këtij emri mund t’u japë shkas ambicjeve territoriale të Maqedonisë. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Mun, dhe ministrja e Jashtme e Greqisë, Dora Bakojanis, janë takuar mbrëmë në Nju Jork dhe kanë diskutuar çështje që kanë të bëjnë me Qipron dhe Kosovën.







All the contents on this site are copyrighted ©.