2007-03-21 17:37:58

Lajme nga bota.


(21.03.07 RV)Në veri të Pakistanit kanë gjetur vdekjen së paku 173 vetë, për shkak të rrëshqitjes së dheut në disa zona si edhe të ndeshjeve me armë në kufi me Afganistanin.


Italia ka propozuar dje në Këshillin e Sigurimit organizimin e një Konference ndërkombëtare për paqen në Afganistan. Pas lirimit të gazetarit Daniele Mastroxhakomo nga duart e talebanëve, kërkohet edhe lënia në liri e përkthyesit dhe e shoqëruesit të tij.


Betejë e vërtetë ndërmjet trupave qeveritare dhe rebelëve në Mogadisho të Somalisë. Është ndeshja më e ashpër me armë pas largimit të Kohortave Islamike. Flitet për 13 viktima, por bilanci është akoma i panjohur.







All the contents on this site are copyrighted ©.