2007-03-20 17:43:50

Shenjti i ditës: Shën Klaudia me shoqe.


(20.03.2007 RV)Më 20 mars Martiriologu Romak përkujton një grup prej shtatë shoqesh, martire: janë Shenjtoret Klaudia, Aleksandra, Eufrazia, Matrona, Gjyliana, Eufemia e Teodosia të cilat, në kulmin e persekutimit të të krishterëve në shekullin IV, nën perandorin Maksimin (309-313) u arrestuan në Amizo të Turqisë.
I bënë ballë me një guxim të pashoq akuzave, duke iu kundërvënë haptazi qeveritarit të vendit e duke e qortuar si njeri mizor, që i martirizonte padrejtësisht të krishterët.Vajzat pranuan publikisht se ishin të krishtera, refuzuan të flijonin para idhujve e nuk u trembën përballë kamxhikut, që i mbuloi me plagë, as para furrës së ndezur, ku gjetën vdekjen tokësore, me bindjen se kështu po të fitonin jetën e amshuar.







All the contents on this site are copyrighted ©.