2007-03-20 18:27:17

Në 4-vjetorin e ndërhyrjes amerikane në Irak, varet zëvendësi i Sadam Hyseinit.


(20.03.07 RV)Në orët e para të mëngjesit, në Irak është ekzekutuar me varje ish-zëvendëspresidenti irakian, Taha Jasin Ramadan, për vrasjen e 148 shiitëve në vitin 1982. Fillimisht Ramadan u dënua me burgim të përjetshëm, por Gjykata e Apelit e ktheu atë në dënim me vdekje.
Pikërisht sot, mbushen 4 vjet nga fillimi i ndërhyrjes ushtarake amerikane në Irak. Që atëherë rreth 60 mijë irakianë dhe 3200 ushtarë amerikanë kanë humbur jetën. Kombet e Bashkuara raportojnë se dy milionë irakianë janë larguar nga Iraku, ndërsa 1.8 milionë janë zhvendosur në pjesë të tjera të vendit. Presidenti amerikan Bush, në fjalimin e rastit për 4 vjetorin e pranisë në Irak, përgënjeshtroi zërat për tërheqjen e trupave.







All the contents on this site are copyrighted ©.