2007-03-19 17:35:46

Këshilli i Sigurimit i OKB-së diskuton sot për Kosovën


(19.03.07 RV)Këshilli i Sigurimit i OKB-së diskuton sot për Kosovën në një seancë të posaçme. Kreu i UNMIK-ut, Joakim Ryker paraqet raportin e tij të rregullt tremujor për shkallën e përmbushjes së standardeve. Merr pjesë edhe presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, ndërsa për Serbinë është e pranishme kryetarja e Qendrës koordinuese të Serbisë për Kosovën, Sandra Rashkoviç Iviç.
Po sot, përfaqësues të lartë të Bashkimit Europian diskutojnë në Uashington me sekretaren amerikane të shtetit Kondolica Rajs mbi marrëdhëniet Evropë - SHBA për çështjet më të rëndësishme ndërkombëtare, mes të cilave është edhe çështja e zgjidhjes së statusit të Kosovës. Trojka e BE-së, për vizitë në Uashington, përbëhet nga shefi i diplomacisë gjermane Frank- Valter Shtajnmajer, përfaqësuesi i lartë për politikën e jashtme dhe sigurinë, Havier Solana dhe Komisarja për marrëdhëniet me jashtë, Benita Ferrero-Valdner.







All the contents on this site are copyrighted ©.