2007-03-19 17:35:59

Holbruk: nëse shtyhet përcaktimi i statusit të Kosovës, shpërthen dhuna.


(19.03.07 RV)Propozimi i djeshëm i Rusisë për të filluar bisedime të reja serbo-kosovare edhe pa Ahtisarin ka shkaktuar debate në nivelin ndërkombëtar. Zyrtarë të zyrës së kryenegociatorit e kanë hedhur poshtë mundësinë e vazhdimit të negociatave, pasi nuk ka pika takimi në qëndrimet e palëve. Edhe zyrtarët evropianë nuk besojnë se mund të ketë negociata shtesë rreth dokumentit të Ahtisarit, duke ia besuar fazën përfundimtare Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ndërkohë i dërguari amerikan për Ballkanin në vitet e luftës në Kosovë, Riçard Holbruk tregohet më i ashpër. Sipas tij, nëse Rusia do të përdorë mjete për të ndaluar procesin e miratimit të rezolutës mbi Kosovën, duke përdorur veton për shembull, pas jo më shumë se një muaji në vend do të shpërthejë dhuna. Ai e akuzoi sot Rusinë se përkrah ultranacionalistët e Beogradit. Nga ana e saj, qeveria e Serbisë e ka përkrahur me të gjitha forcat propozimin rus.







All the contents on this site are copyrighted ©.