Benedikti XVI: Jeta e njeriut pa Zotin nuk funksionon, sepse është e pa dritë.
(18.03.07 RV) Jeta e njeriut pa Zotin
nuk funksionon, sepse është e pa dritë. Ta braktisim mëkatin e të vendosim të kthehemi
tek Zoti. Ta bëjmë së bashku këtë udhë të çlirimit të brendshëm”. Kështu tha mes tjerash
Papa Benedikti XVI gjatë Meshës kremtuar sot në burgun e të miturve “Casal del Marmo”
të Romës. Në vizitën e tij të parë në një burg, Papa Benedikti XVI ka zgjedhur
adoleshentet ( të miturit) e burgosur, të vetëmuar, pjesa më madhe e të cilëve janë
të huajë dhe emigrantë. Ati i Shenjtë Racinger deshti ti takoj, me ta ti lutët Zotit
e sidomos të jetë dëshmitarë i dashurisë së Zotit, i cili, siç kujtoi vet Papa, është
“Babë i mëshirshëm e besnik, përkundra të gjitha gabimeve të bijëve të vet”. Atin
e Shenjtë Benediktin e XVI në këtë vizitë e priten kardinali Camillo Ruini, vikar
i përgjithshëm për dioqezin e Romës, ipeshkëvi ndihmës i Romës Benedetto Tùzia, ministri
italian i Drejtësisë, Clemente Mastella e shumë personalitete tjera shtetërore e kishtare.
************ “Ky djali i im pati vdekur dhe është kthyer në jetë, pati humbur dhe
është gjetë”. Këto fjalë të Ungjillit të Meshës së sotme marrë nga Shën Luka kanë
qenë filli përcjellës i “kontaktit të parë të Benediktit të XVI me botën e burgjeve”. ************ Në
një atmosferë pritjeje plotë emocion e me sy të lumtur e pak edhe kurreshtar, të miturit
e burgosur e pritën Papën në kapelën e vogël ksuhtuar ‘Atit të Mëshirshëm’ brenda
Institutit penal, në periferi të Romës. Të miturit e burgosur, 50 gjithësejt, gati
të gjithë jo italianë, me zërin e tyre të fortë i kënduan këngët e Meshës përgatitur
prej kohe, e të gjithë morën pjesë në takimin e sotëm të shumëpritur me Papën e Ati
i Shenjtë i cili iu drejtua me këto fjalë: “Kam ardhur me shumë dëshirë për të
ju vizituar, e momenti më i rëndësishëm i takimin tonë është Mesha e Shenjtë, në të
cilën ripërtërihet dhurata e dashurisë së Zotit: dashuri që na ngushllon e jepë paqe,
në mënyrë të posaçme në momente të vështira të jetës. Në këtë atmosferë të lutjes,
me kënaqësi dua t’ia drejtoi përshëndetjen time secilit prej jush”. Sot e përjetojmë
së bashku Atë dashuri që Krishti na mëson – tha Papa në vazhdim të homelisë - duke
u bërë i pranishëm në kremtimin eukaristik. “Po sa e vështirë është të duash seriozisht”,
i pyeti Papa të rinjt. E iu drejtua atyre në mënyrë të pëzemërt e familjare duke shpjeguar
shëmbëlltyrën e djalit plangprishës të ungjillit të sotëm, një histori e ngjarje familjare
kjo që na tregoi sot ungjilli e që kaq shumë përngjan me realitetin tonë. Një atë
e dy djemë, që kanë dy plane jete të ndryshme mes tyre”. “Që të dy”, shpjegoi Papa,
“jetojnë në paqe” e në mirëqenie, e megjithëkëte shqetësimi i tyre i brendshëm do
ti ndryshojë e çojë në një rrugë tjetër të jetës, në mënyrë të posaçme djalin më të
vogël, që shumë i përngjan rijnve që janë këtu të pranishëm në burg. E Papa u ndal
pikërisht mbi historinë e djalit plangëprishës i cili pasi keqëpërdori e shpenzoi
të gjitha pasuritë që pati marrë nga i ati, ra në vështirësi, kishte uri e hyri në
krizë. “Por jo, thoshte me vete djali i vogël, jeta është diçka shumë më tepër,
duhet të gjejë një jetë tjetër në të cilën me të vërtetë të jam i lirë, në të cilën
mund të bëj atë çka më pëlqen, një jetë të lirë nga dishiplina e rregulloret e urdhërimeve
të Zotit, të prindërve; dua të jem vetëm me vetveten time e të ta kem jetën krejtësisht
vetem për mua me të gjitha bukuritë e veta. Tani në shtëpi të atit ka vetëm punë”. “E
kështu djali i vogël vendosi të marrë me vete pasurinë e vet që i takonte e të nisej
për një vend të largët” në kërkim, vijoi Papa, të një ndryshimi edhe të brendshëm.
Ai ishte i bindur se liria dmth të bësh çka të duash, ta kesh jetën e plotë e të jetosh
sipas dëshirës. Megjithëkëte, dalë nga dalë djali i vogël e “ndjen edhe merzinë e
vetminë”, e ndjen “zbraztinë e brendshme shqetësuese”, paratë mbarojnë e edhe kënaqësia
përfundon e nuk të realizon e kënaq. E kështu “filloj një udhë të re të brendshme
e cila e shtyn të mendon thellësisht mbi ekzistencën e kuptimin e jetës. Kjo udhë
e brendhsme shpejt u bë udhë e jashtme. Në të vërtetë, i riu vendosi të marrë rrugën
e kthimit tek i ati, i cili, duke respektuar lirinë e djalit e pati lejuar të shkonte
në mënyrë që ta kuptonte çfarë do të thotë të jetosh e çka do të thotë edhe të mos
jetosh. Kthimi në shtëpi bëhët arsye feste, jeta ri-fillon nga këtu: “Ai e kupton
se pikërisht puna, përvujtëria, dishiplina e çdo dite e krijon festën e vërtetën dhe
lirinë e vërtetë”. “Tundimet kthehen përsëri”, shtoi Papa, por tashmë i riu e ka
kuptuar se “jeta pa Zotin nuk funksionon: sepse mungon thelbësorja, drita, mungon
kuptimi i madh i të qenurit njeri”. “Djali i vogël i shëmbëlltyrës së ungjillit
e kupton se Urdhërimet e Zotit nuk janë pengesë për lirinë e për jetën e bukur, por
janë tregues, udhërrëfues të rrugës se në çfarë drejtimi duhet shkuar për ta gjetur
jetën e vërtetë. I riu e kupton se edhe puna, dishiplina, impenjimi i përditshëm në
punë i japin thellësi, kuptim e shije jetës, sepse ndihmojnë ta ndërtojmë këtë botë
e të bëhët më e lirë dhe më e bukur”. Shëmbëlltyra e Ungjillit të sotëm, tha Papa
na mëson të kuptojmë se kush është më të vërtetë Zoti. “Ai është Atë i mëshirshëm
që në Jezusin na ka dashur përtej çdo mase, Ai na pranon e na kthen dinjitetin e bijve
të vet”. Mëtej kjo pjesë ungjillore na ndihmon ta kuptojmë edhe kush është njeriu,
shëmbëltyrë e Zotit, por edhe “krijiesë e brisht, e ekspozuar para së keqës e i aftë
të bëjë mirë”. Këndej edhe thirrja që Papa bëri për këtë kohë të Kreshmeve, të kthehemi
tek Zoti, kthim që do të thotë përimirësim i sjelljeve e i veprimeve tona”. Pas
Meshës, Ati i Shenjtë Benedikti XVI vizitoi ambientet e burgur për të mitur, përshëndeti
e falenderoi udhëheqësin e këtij Instituti penal dhe i dëgjojë të rinjtë, të cilët
i falën Papës dhuratat e tyre punuar prej druri, keramike e piktura të realizuara
në laborator. Patasj Papa iu përgjigjë pyetjeve të tyre, e para se ti përqafonte e
të ndahej prej tyre, u kujtoi se duhet të jenë të gëzuar edhe pse “të privuar nga
liria”, edhe pse gjenden në burg. Si të arrihet kjo? Papa ua shpjegoi sekretin duke
u thënë: “Sekreti, prandaj gjenden këtu: lypet që Zoti ta ketë e ta zë gjithmonë
vendin e parë në jetën tonë”.