Nga 9 deri më 14 maj Papa do të vizitojë Brazilin.
(17.03.2007 RV)Sipas njoftimit të Sallës ë Shtypit të Selisë së Shenjtë, Papa
do të shkojë në Brazil me rastin e Konferencës së përgjithshme të ipeshkvijve të Amerikës
Latine dhe të Karaibeve. Benedikti XVI do të vizitojë kryedioqezën e San Paolos dhe
të Aparecidës. Ati i Shenjtë do të niset më 9 maj nga Roma për në San Paolo, ku do
të qëndrojë deri të premten, më 11 maj. Do të niset pastaj për në Aparecida. Këtu,
në Shenjtëroren tepër të dashur nga brazilianët, kushtuar Zojës së Bekuar, Papa do
të qëndrojë deri të dielën, më 13 maj. Gjatë qëndrimit në këtë vend, do të vizitojë
edhe Guaratinguetën. Së fundi, të hënën, më 14 maj, do të rikthehet në Romë.