2007-03-16 17:29:14

Plani i Kosovës në duart e Ban Ki Mun. Fjala "pavarësi" në tekst, por jo për statusin.


(16.03.07 RV)Plani i Ahtisarit për Kosovën i është dorëzuar dje Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Mun. Qe Albert Rohan, zëvendësi i kryenegociatorit të OKB-së, ai që dorëzoi propozimin përfundimtar, përmbajtja e të cilit nuk është bërë e njohur. Ban Ki Mun do ta studiojë atë thellësisht para se ta dorëzojë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Ndërkaq, komentet e shumta, si të shqiptarëve të Kosovës, ashtu edhe të serbëve lënë të kuptojnë se në përkufizimin e statusit përfundimtar të Kosovës nuk është përdorur fjala “pavarësi”, por i është referuar asaj në pjesë të tjera të dokumentit. Duke folur për agjensinë e lajmeve “Fonet”, ministri i jashtëm serb, Vuk Drashkoviç siguron se plani i Ahtisarit parashikon pavarësinë e plotë të Kosovës, me një fazë kalimtare, gjatë së cilës do të vazhdojë të jetë i pranishëm UNMIK-u. Rusia, ndoshta do të përdorë veton kundër një zgjidhjeje të tillë, por për këtë akoma nuk e ka informuar Beogradin, shpjegoi Drashkoviç.
Ndërkaq, Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jap de Hop Shefer, nga Sarajeva ku ndodhet, hodhi poshtë mundësinë e shpërthimit të dhunës në Kosovë dhe të përhapjes së saj në pjesët e tjera të rajonit. Më hollësisht për reagimet e kosovarëve nga informon Rabije Ibraj nga Prishtina…RealAudioMP3 .








All the contents on this site are copyrighted ©.