2007-03-16 17:29:25

Lajme nga bota.


(16.03.07 RV)Mali i Zi nënshkroi dje marrëveshjen e Asociim-Stabilizimit me Bashkimin Evropian, duke bërë kështu hapin e parë konkret drejt anëtarësimit. Në Podgoricë, qe i pranishëm komisari evropian për zgjerimin Olli Rehn, i cili sapo ishte larguar nga Tirana. Për palën malazeze, kryeministri Zhelko Shturanoviq. Marrëveshja duhet të miratohet nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian.


Misioni iranian në OKB i ka dërguar një letër presidentit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, me të cilën kërkon autorizimin për një ndërhyrje të presidentit iranian Ahmadinexhad, kur të diskutohet rezoluta e re me sanksione kundër Teheranit. Edhe sot, Ahmadinexhad përsëriti se Këshilli i Sigurimit nuk ka të drejtë të imponojë asnjë masë kufizuese ndaj Iranit.


Kthesë historike në Kinë. Asambleja popullore miratoi me shumicë votash një ligj që lejon pronën private dhe barazon mbrojtjen e saj me atë publike e kolektive. Mbetet jashtë këtij ligji toka bujqësore, e cila është e gjitha në duart e shtetit. Fshatarët mund ta marrin atë vetëm me qera. U miratua edhe një ligj tjetër, i cili zhduk avantazhet fiskale për investuesit e huaj, që tani duhet të paguajnë taksa në nivelin 25%, ashtu si afaristët kinezë.








All the contents on this site are copyrighted ©.