2007-03-15 18:02:50

“Bijtë e humbur të Libanit”.


(15.03.2007 RV)Ky është titulli i një dokumentari mbi tragjedinë e mijërave njerëzve të zhdukur në Liban e të mbyllur ndër burgjet siriane. Fenomeni, i nisur 30 vjet më parë, që nga pushtimi i parë i Damaskut në vendin e Kedrave, frymëzon një film-dokumentar prekës, në të cilin përmblidhen dëshmitë e ish të burgosurve e të famijarëve të atyre që vuajnë akoma në pranga. Në mikrofonin tonë – drejtori i dokumentarit, Rozher Bu Shahin:RealAudioMP3
Përgjigje: - Në Liban numrohen 17 mijë të humbur që nga fillimi i luftës e deri më sot e ne nuk mund as t’ia vinim fajin sirianëve. Në sa sot, duke pasur dëshmitë, duke pasur provat, duke pasur njohjen e këtyre provave nga OKB-ja, nga Amnesty International e nga Bashkimi Evropian për ekzistencën e libanezëve ndër brugjet siriane, në sa regjimi e mohon kategorikisht këtë, mund të themi se njerëzimi nuk mund ta injorojë më këtë të vërtetë. E ne nuk mund të mos e denocojmë këtë argument, nuk mund të mos e bëjmë problem urgjent të çdo politikani, të çdo diplomati, të çdo shoqate të të drejtave të njeriut që shkon në Liban, që shkel në Siri, sepse kjo tragjedi nuk mund të lihet në heshtje. Është fjala për qindra njerëz që vuajnë ndër tortura, që s’e dimë janë gjallë apo kanë vdekur….
Pyetje: - Si është e mundur që bashkësia ndërkombëtare të mos ndërhyjë për të zgjidhur një problem kaq tragjik?
 Përgjigje: - E dimë se ka shkaqe politike, prandaj nuk duam të nisemi nga dramaticiteti i këtij problemi e ta bëjmë argument jo politik. Dëshirojmë t’i bëjmë thirrje Kryqit të Kuq italian e Kryqit të Kuq ndërkombëtar, për të filluar një veprimtari konkrete ndaj regjimit sirian, për të zbuluar të vërtetën, për të hetuar; e kërkojmë edhe të krijohet një komision ndërkombëtar që kjo tragjedi, me ndihmën e Italisë e të OKB-së, të bëhet problem për regjimin sirian.







All the contents on this site are copyrighted ©.