2007-03-14 18:22:29

Socialistët parlajmërojnë zgjedhje të parakoshme në Shqipëri, por bashkësia ndërkombëtare kundërshton.


(14.03.07 RV)Kryetari i Partisë Socialiste në Shqipëri, Edi Rama paralajmëron zgjedhje të parakohshme brenda vjeshtës së këtij viti. Në fjalën e mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme të kësaj partie, Rama theksoi se ekziston mundësia që selia rozë të heqë dorë nga ky qëllim nëse Partia Demokratike pranon të kryejë 5 reforma: reformën zgjedhore, krijimin e hartës administrative, reformën e drejtësisë, atë të decentralizimit dhe të administratës publike.
Perspektiva e zgjedhjeve të parakohshme është kundërshtuar fuqimisht nga bashkësia ndërkombëtare, për shkak të rrezikut të rëndimit të krizës politike në vend. Gjendja aktuale ligjore nuk lejon zhvillimin e zgjedhjeve sipas standarteve të demokracisë perëndimore. Së pari, duhet të krijohet një gjendje civile e azhornuar, nga e cila të dalin lista të sigurta zgjedhësish.
Njëkohësisht, bashkësia ndërkombëtare vë në dukje se së shpejti do të votohet për presidencën. Mazhoranca aktuale e djathtë në parlament nuk i ka votat për zgjedhjen e një kandidati të saj, pa konsensusin e të majtëve. Është urgjente një marrëveshje për këtë ndërmjet pozitës dhe opozitës, përndryshe ligji parashikon shpërndarjen automatike të parlamentit dhe thirrjen e zgjedhjeve të reja, me rreziqet që përmendëm.








All the contents on this site are copyrighted ©.