2007-03-14 18:22:40

Ban Ki Mun: sa më shpejt status Kosovës.


(14.03.07 RV)Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun, ka deklaruar se procesi i përcaktimit të statusit të Kosovës duhet të përfundojë sa më shpejt.
"Pas tetë vjetësh administrimi të Kombeve të Bashkuara, Kosovës dhe popullit të saj i duhet një e ardhme e qartë", thuhet në raportin për punën e UNMIK-ut në periudhën nëntor-shkurt. Në raport, Ban Ki Mun u bën thirrje të gjitha palëve që të mos përdorin dhunën, për të cilën gjithsesi, institucionet ndërkombëtare janë të përgatitura. Sekretari i përgjithshëm i OKB-së kritikon edhe pjesëmarrjen e paktë të serbëve në jetën politike të vendit e sidomos në institucionet kosovare. Nga ana tjetër, vë në dukje arritjet në zbatimin e standarteve.


Sipas Ekipit Negociator të Kosovës, i cili raportoi para Kuvendit në Prishtinë, Ahtisari duhet t’ia dorëzojë sot planin e tij për statusin Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Bashkë me dokumentin, kryenegociatori do të dorëzojë edhe rekomandimin e tij politik për Kosovën.








All the contents on this site are copyrighted ©.