2007-03-13 20:07:31

Sot Kisha katolike përkujtoi Shën Patricien e Nikomedisë, martire.


(13.03.2007 RV)Martiriologu siriak i shekullit IV e, pas tij, edhe ai Jeronimian, shënojnë se më 13 të adarit, që do të thotë të marsit, në Nikomedi përkujtohen Maqedoni meshtar; Patricia, e shoqja dhe Modesta, e bija”, martirë që Sanasarët bizantinë nuk i kujtojnë fare. Në mungesë të historisë së martirizimit të këtij grupi martirësh nga Bitinia, nuk jemi në gjendje të përcaktojmë me saktësi as datën e lindjes e as atë të vdekjes së tyre. Mbetet e saktë vetëm data e përkujtimit, 13 marsi, që shënohet edhe në Martiriologun Romak..







All the contents on this site are copyrighted ©.