2007-03-13 18:27:48

Ambasadorët perëndimorë i kërkojnë Shqipërisë reformën e ligjit elektoral.


(13.03.07 RV)Sot, një ditë pas ndryshimeve në qeveri, ambasadorët perëndimorë të akredituar në Tiranë, kanë kritikuar opozitën, e cila të dielën e kaluar u tërhoq nga zgjedhjet e Shijakut. Në një deklaratë, nënshkruar nga ambasada e SHBA-ve, nga përfaqësitë e Bashkimit Evropian dhe të OSBE-së e nga ambasadori italian e ai gjerman, theksohet se “bojkotimi dhe obstruksionizmi në zhvillimin e zgjedhjeve të ligjshme, nuk përkojnë me vlerat euroatllantike të demokracisë”. Ambasadorët i kërkojnë qeverisë të fillojë menjëherë reformën elektorale, për të cilën vendi ka shumë nevojë.







All the contents on this site are copyrighted ©.