2007-03-12 18:38:46

Në pranga këshilltari i kryeministrit Çeku.


(12.03.07 RV)Në pranga këshilltari i kryeministrit Çeku. Policia e UNMIK-ut dhe Shërbimi Policor i Kosovës kanë arrestuar Jahja Llukën, zyrtar i lartë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe shumë i afërt me Çekun, sëbashku me Milazim Abazin, drejtor i Kasabankës. Sipas policisë, dyshohet se ata janë marrë me pastrimin e parave.


Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur mbrëmë keqardhjen për dështimin e bisedimeve ndërmjet delegacioneve të Kosovës dhe të Serbisë për statusin e Kosovës dhe kanë mbështetur planin e propozuar nga i dërguari i Kombeve të Bashkuara, Marti Ahtisari. "Bisedimet treguan se Beogradi dhe Prishtina mbeten në qëndrime diametralisht të kundërta", deklaroi Xhoan Mur, zëdhënëse e Departamentit amerikan të shtetit.


Në një intervistë për gazetën vjeneze “Die Presse”, kryeministri i Kosovës, Agim Çeku deklaron se ka pak gjasa që Rusia të përdorë veton ndaj planit të Ahtisarit në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Nga ana e institucioneve të Kosovës, thekson ai, "nuk do të merren vendime të njëanshme" dhe "nuk do të bëhet asgjë që vë në rrezik partneritetin me bashkësinë ndërkombëtare".







All the contents on this site are copyrighted ©.