2007-03-12 18:21:15

Mbyllet faza dioqezane e Çështjes së Lumnimit të Gjon Palit II. Dëshmia e postulatorit imzot Slavomir Oder.


(12Një lajm shumë i pritur nga miliona besimtarë në të gjithë botën: të hënën, më 2 prill, në orën 12, në bazilikën romake të Shën Gjonit në Lateran do të mbahet sesioni i mbylljes së procesit dioqezan për jetën, virtytet e famën e shenjtëisë të Shërbëtorit të Zotit, Gjon Palit II.
Ja si e komenton këtë lajm të rëndësishëm për jetën e Kishës, postulatori i çështjes së lumnimit, imzot Slavomir Oder, intervistuar nga programmi polak i Radios sonë: RealAudioMP3
Përgjigje: - Në këtë çast mbyllja e fazës dioqezane do të thotë se e kemi përfunduar çështjen, duke pyetur të gjithë dëshmitarët. Komisioni historik e kreu detyrën, paraqiti relacionet dhe është gati t’i nisë dokumentet në Kongregatën për Çështjet e Shenjtorëve.
Pyetje: - Si do të organizohet kremtimi i mbylljes së çështjes dioqezane?
Përgjigje: - Është parashikuar takimi me të gjithë besimtarët, sepse sesioni i mbylljes do të jetë një akt publik. Takimi do të mbahet më 2 prill në bazilikën e Shën Gjonit në Lateran. Çasti i mbylljes është ngushtësisht juridik, por për të hyrë në atmosferën e këtij çasti solemn, do të përgatitemi duke thënë uratët e orëve.
Pyetje: - A mund të themi se ky është Lumnimi më i shpejtë i kohëve moderne?
Përgjigje: - Për disa aspekte mund të themi se ka qenë shumë i shpejtë, ndoshta më e i shpejtë se të tjerët. Faza dioqezane mund të krahasohet vetëm me procesin e lumnimit të Nënë Terezës.







All the contents on this site are copyrighted ©.