(12.02.07 RV)Presidenti i Shteteve të Bashkuara Xhorxh Bush deklaroi mbrëmë
në Bogota të Kolumbisë, ku ndodhej për vizitë se Irani dhe Siria duhet të ndalojnë
furnizimin me armë dhe njerëz për Irakun, nëse duan të marrin pjesë në procesin e
paqes për këtë vend. Këto komente erdhën menjëherë pas përfundimit të konferencës
ndërkombëtare për sigurinë e Irakut, e cila u mbyll të shtunën në Bagdad. Aktualisht
presidenti Bush është në Guatemalë. Me këtë vend, përfundon turneu i tij në Amerikën
Latine.
Presidenti francez, Zhak Shirak nuk do të konkurojë për
mandatin e tretë presidencial në zgjedhjet e majit. Ai vetë deklaroi mbrëmë se ka
ardhur koha t’u shërbejë francezëve me mënyra të tjera. 74 vjeçar, për 12 vjet president
i Francës, Shirak ka pasur detyra të rëndësishme qeveritare në karrierën e tij 40
vjeçare.
Këshilli i OKB-së për të drejtat e njeriut ka akuzuar sot
qeverinë e Sudanit për pjesëmarrje në krimet e luftës në rajonin Darfur të këtij vendi.
Në raportin e një misioni të Këshillit në Darfur, theksohet se qeveria jo vetëm dështoi
në mbrojtjen e popullatës nga dhuna e milicive Xhanxhuvi, por mori pjesë aktive në
dhunën kundër civilëve.