2007-03-09 17:37:22

Liturgjia e Fjalës së Dieles së III-të të Krezhmeve “C”.
Zoti shqetësohet për shëlbimin e shpirtit,
jo për shpëtimin e shëndetit.


(10.03.07 RV)RealAudioMP3 Ja përsëri në takimin tonë javor të së shtunës me Fjalën e Zotit të Liturgjisë Hyjnore të së dielës. Kësaj herët do të dëgjojmë dhe meditojmë së bashku leximet biblike të dielës së 3-të të Kohës kishtare të Kreshmeve, ciklit të tretë, sipas kalendarit liturgjik të Kishës.
Tema e përbashkët e të trija leximeve biblike të Liturgjisë Hyjnore të dielës së 3-të të Kreshmeve është kthimi shpirtëror, që lind nga zemra e gjenë shprehje, mishërim e pasqyrohet në sjelljet tona të jetës së përditshme.
Liturgjia e Fjalës Hyjnore e dielës së 3-të të Kreshmeve na përkujton se sa urgjent dhe i domosdoshëm është kthimi jonë tek Zoti. Sidomos kthimi i mendjes e zemrës drejt Zotit për ta shpëtuar veten tonë dhe botën nga i keqi dhe e keqja, që shkakton mjerim e vuajtje. Zoti e njeh mirë sa i ngadalshëm është kthimi ynë por Ai na pret me durim të pakufijshëm, sepse e do shpëtimin tonë.
Në leximin e parë të kësaj së diele, nga Libri i Daljes, Zoti i zbulon Mosiut emërin e vet “Unë Jam”. E ky emër është një premtim: premtimi i pranisë aktive e të përhershme të Zotit në jetën tonë: aty ku ti gjendesh e ke nevojë për mua, aty Unë-Jam; jam besnik e do të më gjesh kudorherë pranë teje, na thotë Zoti.
Shën Pali në letrën e parë të tij drejtuar Korintianëve ( leximi i dytë të kësaj së diele 1 Kor 10,1-6.10-12) i qorton korintianët dhe ne; nuk mjafton të jesh i krishterë me emër, sepse je shenuar në regjistrin e të pagëzuarve. Duhet të jesh i krishterë me vepra, duke u zveshur nga mendjamadhësia, egozimi e duke veshur petkun e përvujtërisë, të gëzimit e paqes në Zotërinë Jezu Krisht.
Dhembja, fatëkeqësia, vdekja nuk janë sinonim i ndëshkimit hyjnor. Përkundrazi, Zoti e ka për zemër dhe e njeriut ia do lumturinë e tij. Për këte arsye e thërret dhe e ndihmon vazhdimisht të kthehen në udhën e dashurisë e të jetës. Mëshira, përdëllimi i Zotit na përcjellë ditë e natë në çdo hap të jetës. Zoti është përherë i gatshëm dhe i durueshëm me ne, sikur tregon shëmbëlltyra e vrashtarit që na sjell pjesa e ungjillit të kësaj së diele (Lk 13,1-9).

Në kuadrin e kohës së Kreshmeve, fjala “kthim” na përkujton një gjë thelbësore lidhur me shëlbimin e shpirtit tonë: Zoti e realizon 99,9% të shpëtimit, të shëlbimit tonë; mirëpo ka diçka që na takon neve dhe e ne duhet të bëjmë personalisht si shenjë bashkëpunimi me planin shpëtimprurës të Zotit. Shën Agostini thotë: “Zoti që të ka krijuar pa ty, nuk të shëlbon pa ty”!
Këthimi ynë në rrugën e Zotit nuk është vetëm një detyrë e paarritshme, por është i mundëshëm për të gjithë, madje është një e drejtë për çdonjërin. Askush nuk përjashtohet nga mundësia e përmirësimit dhe e ndryshimit. Mesazhi i leximeve biblike të kësaj së diele është ky: se Zoti don të na shpëtoi nga e keqja e nga vdekja për këte edhe na thërret të bashkëpunojmë me Të për ta realizuar shëlbimin tonë dthm. çlirimin e përjetshëm nga i keqi dhe nga vdekja e amshuar.

Ketu mund ti degjoni leximet e liturgjise se dieles se 3-te te Kreshmeve e pastaj komentin apo homeline nga dom Gjergj Meta.RealAudioMP3
“I mire dhe i meshirshem eshte Zoti, i ngadalshem ne zemerim dhe i madh ne dashuri. Sikurse qielli eshte i larte mbi token, keshtu eshte e madhe dashuria e Tij mbi ata qe ja kane drojen”. Jane fjalet e Psalmit 102 te kesaj te Djele te trete te krezhmeve. Krezhmet jane ditet e faljes dhe te shelbimit. Eshte koha e volitshme per kthimin te Zoti, per kthimin e zemrave dhe te mendjeve. Por eshte nje kohe qe ka nje fillim dhe nje mbarim, pikerisht sepse eshte kohe.
Le te ndjekim me kujdes cfare na paraqesin leximet e kesaj te Djele.
Historia e thirrjes se Moisiut, ne leximin e pare, eshte nje nga castet me kyce te historise se popullit te zgjedhur te Zotit. Hyu ka degjuar klithmen e popullit te tij qe vuante nen zgjedhen e skllaverise se egjiptianeve. Per kete arsye ai therret nje njeri, Moisiun qe t’i prije popullit drejt lirise, drejt tokes se premtuar, ku rrjedh mjalte e qumesht, simbolet e mireqenies shpirterore dhe materiale qe vjen nga Zoti. Leximi i pare eshte i mbushur me simbole qe nuk eshte koha dhe vendi ketu t’i trajtojme, por mund te ndalemi dhe te kundrojme pse-ne e veprimit te Zotit.
Dhe pse-ja gjendet ne besnikerine e Zotit ndaj premtimit te tij, bere Abrahamit, Izakut dhe Jakobit. Ai eshte Zoti i tyre dhe nepermjet tyre i ka premtuar popullit qe do t’i gjendet gjithmone prane, se ai eshte aty i gjalle dhe i pranishem, se ai degjon britmen e atyre qe e therrasin ne ndihme dhe i cliron, qe ai eshte Jahwe. Moisiu na paraqitet si pararendesi i Krishtit. Ashtu sikurse Zoti dergoi Moisiun per te cliruar popullin e tij, ashtu nepermjet Krishtit qe nuk eshte me vetem njeri, por Zoti i bere njeri, Hyu hyn ne historine njerzore dhe merr mbi vete barren e shoqerimit te njeriut ne rrugen e kthimit, ne rrugen drejt tokes se premtuar, mbreterise se qiellit. Kete na e thote shume qarte Shen Pali duke iu drejtuar Korintasve ne leximin e dyte “... etërit tanë të gjithë qenë nën re, të gjithë kaluan nëpër det dhe të gjithë qenë pagëzuar në Moisiun me re e me det dhe të gjithë hëngrën të njëjtin ushqim shpirtëror, dhe të gjithë pinë të njëjtën pije shpirtërore: pinin nga qeta shpirtërore që i përcillte: qeta ishte Krishti...”.
Atehere Krishti eshte Moisiu i ri, shoqeruesi yne ne kete rrugetim drejt kthimit te zemres kah Zoti. Ai eshte ne te njetetn kohe Moisiu qe udheheq, qe ndermjeteson per ne prane Atit, dhe qengji i patemete me gjakun e te cilit ne jemi lyer si shenje qe Zoti do te na shelboje. Ne ungjillin e Lukes Krishti i fton ata qe e degjojne te shohin shenjat e kohes se volitshme dhe te perfitojne nga koha qe u eshte dhene per te nderruar jete “Nese nuk ktheheni do te perfundoni ne te njeten menyre...”.
Kthimi ka nje kohe te veten. Ne ungjill nepermjet shembelltyres se fikut tregohet, nga njera ane zemergjeresia e Zotit dhe mundesia qe ai u jep njerezve per t’u kthyer, e nga ana tjeter fakti qe kjo kohe eshte e kufizuar. Ne nuk e dime diten as oren kur ai do te vije e keshtu kjo kohe mund te jete kurdohere, sot, tani. Atehere ne jemi te thirrur te rrime zgjuar me dritezat ndezur e te mos abuzojme me dashurine e pafund te Zotit.
Ka nje kohe ne te cilen Zoti deshiron te takohet me ne dhe deshiron te na flase. “Nese degjoni zerin e tij mos e ngurtesoni zemren tuaj...” Keshtu na thote Zoti ne Fjalen e tij. Te dashur miq, historia e shenjterve na tregon sa i madh eshte hiri qe Zoti dergon kur atij i hapet zemra dhe i thuhet po. Nuk eshte sigurisht e lehte, sepse rrjeta te shumta pengojne qe Zoti te hyje ne brendine e jetes tone, mure te shumta qe kemi ndertuar ne vete me egoizmin dhe krenarine tone nuk na lejojne te kapercejme ne livadhin e dashurise se Zotit. Zoti eshte dashuri, na thote shen Gjoni, e kur dashuria troket ne zemer nuk mund t’i thuhet jo.
Zoti nuk na detyron, por e mira jone eshte te ndjekim dashurine, sepse aty eshte shelbimi. Sa mjerim te madh kane zemrat qe nuk dashurojne, zemrat qe kane ndertuar jeten e tyre mbi pushtetin, karrieren, krenine, pasurine dhe nuk shikojne se te gjitha keto jane gjera qe i bren teja, i shkaterron ndryshku, i rrudh kalimi i moshes. E cfare na mbetet pastaj? Sot eshte koha e volitshme qe ne te degjojme zerin e Zotit ne shkreterire e te mos e ngurtesojme zemren tone. Asnje presje, asnje hap nuk i hiqet kesaj shkretetire, por na mban gjalle dhe me shprese premtimi se do te jemi banore te atyre pasurive qe Zoti i ruan per ata qe e druajne, per ata qe degjojne zerin e tij dhe marrin pjese ne gezimin e tij. E shpresa qe ne kemi na thote shen Pali nuk zhgenjen...!
Te dashur vellezer e motra eshte koha e kthimit. Vetem keshtu eshte e mundur te lihet pas e shkuara dhe mekati njehere e pergjithmone. Me zemer te riperterire pashket tona do te jene me te vertete pashke, e djela jone do te jete me te vertete e djele. E rendesishme te dime dhe te jemi te vetedijshem per kohen qe na eshte dhene ne dispozicion. Kur te mbaroje koha cdo njeri i ka dhene vleresimin vetes dhe i ka gjetur vendin vetes. Sigurisht Zoti eshte dashuri dhe meshire e i ngadalshem ne zemerim, por nese ne nuk jetojme kohen tone si pergjigje ndaj kesaj dashurie dhe nuk gjejme rrugen e kthimit, por vazhdojme rrugen e vjeter te mekatit, askush nuk na e ka fajin.
Kthimi nuk eshte perpjekje njerezore. Nuk na duhet te bejme shume perpjekje dhe mundim. Zoti eshte shume afer nesh dhe e ka hedhur ai hapin e pare. Ai po na kerkon, me kembengulje, madje ai behet lypes i zemres tone, i dashurise tone. Ai na lutet qe ne te kthehemi te ai e te shijojme bukurite e pafund te dashurise se tij. Kthimi eshte nje dhurate e Zotit, ne na duhet vetem te hapin deren e zemres dhe te mendjes. Ai eshte mbi kryq dhe thote “kam etje per ty”.
Mos t’ja pengojme rrugen Zotit qe te vije tek ne, qe te shkoje tek te tjeret. Mos t’ja ndalim rrugen me krenarine tone, me ambicien tone per te zevendesuar ate. Nuk eshte kurre mjaft e as vone t’ja hapesh zemren Zotit. Kemi nevoje te gjithe te ecim gjurmeve te tij e te kthehemi. Ne meshtaret qe ndoshta jemi mesuar teper me gjerat e Zotit, me aktivitet dhe iniciativat ne emer te Zotit, por harrojme Zotin. Rregulltaret qe ndoshta bejne shume gjera ne emer te Zotit dhe te varferve, por harrojne shpeshehere qe jane shenje e dashurise se Zotit se pari me jeten e tyre. Te gjithe ne besimtaret qe e kemi Zotin ne goje ne cdo cast, nganjehere vend e pavend, por harrojme qe ai kerkon zemren tone.
Te dashur vellezer motra! Jemi ne zemer te krezhmeve, por kemi ende rruge per te bere. Ta hapin zemren dhe t’i themi Zotit: “Ki meshire per mua o Zot sipas dashurise tende. Me prano ne hirin tend. Kam deshire te kthehem e te ndjej gezimin e diteve kur isha i gezuar me ty, kur ndjeja freskine pranise tende. Me jep o Zot nje zemer te re! Amen”.







All the contents on this site are copyrighted ©.